Ministri i Financave, Hekuran Murati, takoi sot delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga zëvendëspresidentja Liliana Pavlova, në premisat qendrore të BEI në Luksemburg.
Pavlova e vlerësoi vizitën e delegacionit kosovar dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës.
Sipas saj, synimi i përbashkët i të dy palëve është që të rritet mbështetja financiare dhe teknike duke vepruar në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale të Bashkimit Evropian.
Ndërsa, Murati e vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Evropiane për Investime i ka dhënë Kosovës.
“Shteti i Kosovës është fokusuar në zvogëlimin e ndikimit të pandemisë si dhe në ringjalljen ekonomike, andaj mirëpresim Planin Ekonomik dhe Investiv të BE-së i cili synon zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Murati
Si rezultat, të dy palët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që të konsolidojnë hapa të suksesshëm drejt agjendës së përbashkët të zhvillimit.