Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Në njoftimin e lëshuar nga presidenca thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.
Osmani diskutoi me ambasadorin realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.