Pritja “e ëmbël” merr fund, Klea dhe Elgiti dorëzohen dhe zbulojnë lajmin e ri

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 14:40 | Nga

Nuk e mbajtën gjatë kureshtjen e publikut. Dyshimet që u ngritën vetëm një ditë më parë, morën fund, sepse vetë ata vendosën të flasin.

Mjaftoi vetëm një foto me shënimin “Në pritje….” që ngriti lloj-lloj dyshimesh për Klean dhe Elgitin. Lajmet me tituj si “Në pritje të ëmbël?”, “Klea Huta është shtatzënë?” apo edhe pyetjet e fansave pas fotos që u postua nga çifti në Instagram morën fund.

https://www.instagram.com/p/BiUPtHRDMEc/?utm_source=ig_embed

Vetëm një ditë pas postimit të fotos e cila ngjalli shumë dyshime, kantautori i njohur dhe partnerja e tij vendosën të japin një lajm të ri. Së shpejti, ata do të vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor.

Lajmin e kanë postuar të dy në Instastory duke lajmëruar se janë në pritje të një videoklipi. Kureshtjen e fansave e mbajtën zgjuar vetëm 24 orë, por u dorëzuan pas reagimeve dhe lajmeve që pushtuan rrjetin. Ia dolën edhe një herë tjetër të tërheqin vëmendjen dhe folën atëherë kur e vendosën vetë.

Si gjithmonë, por këtë herë më shpejt se çdo herë…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme