Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për ftesën që i ka bërë në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit.
Ai ka falënderuar edhe kryeministrin Edi Rama, për “fjalët e ngrohta”, derisa ka thënë se shteti i Shqipërisë “asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së”.
“E falendëroj Presidentin e Republikës së Shqipërisë per ftesën në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit. Shumë faleminderit edhe Kryeministrit Rama për fjalët e ngrohta. Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së. Zoti e bekoftë Shqipërine dhe Kosovën. Ky vit të jetë i fundit i festave pa çlirimtarët. ”, ka shkruar Endriti në Instagram, derisa ka publikuar edhe disa fotografi nga pritja.