Pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, vazhdon të jetë e ngarkuar nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare, e cila ua mundëson hyrjen dhe daljen në territorin e Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Pritjet për në hyrje te Dheu i Bardhë zgjasin 30 minuta, ndërkaq në dalje prej 45 deri në 60 minuta.
Ndërsa, sa I përket pikë kalimit kufitar ë Merdarë, pritjet për hyrje zgjasin 15 deri 20 minuta, ndërkaq për të dal nga kjo pikë kufitare pritjet zgjasin 45 deri 60 minuta.
Kolona në hyrje të kësaj pike raportohet të jetë tek Dheu i Bardhë nga 100 metra për hyrje, po ashtu edhe për dalje.
Kolona për hyrje në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë arrijnë deri në 100 metra kolonë, ndërsa për dalje 150 deri në 200 metra kolonë.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët hyjnë dhe dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.