Pritje për ekipin olimpik që u kthye me dy medalje, Kurti: Ekipi i xhudos arriti të mbajë traditën e fitores

Prishtinë | 06 Gus 2024 | 20:39 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka organizuar pritje shtetërore për ekipin olimpik, i cili përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu uroi mirëseardhje sportistëve, duke theksuar se ndihet krenar për rezultatet e sportistëve tw Kosovës.

Sipas tij, këto fitore nuk janë të rastësishme, por janë punë e madhe e talenteve të Kosovës.

“Sot këtu jemi me një ekip të shkëlqyer anë e mbanë botës që na bën krenarë kudo që shkon, nga Rio në Tokio, nga Tokio në Paris. Me shumë disiplinë dhe gjithnjë me përkushtim, ekipi i xhudos arriti të mbajë traditën që të fitojë në secilën pjesëmarrje të xhudos. Distria është sportistja jonë e parë që arrin të fitojë dy medalje olimpike, një të artë dhe një të argjendtë. Laura xhudistja jonë e parë qw nuk është nga qyteti i Pejës, por nga Mitrovica. Peja nuk është vetëm ujë e bjeshkë, por edhe shkollë për xhudistët tanë. Akili të cilet i mungoji fati që të fitojë medalje, por është në top pesëshe. Rekordi i talentes 15-vjeëares, Hanës, sportistja që na bëri krenarë. Majlinda e vulosi rrugëtimin e saj të parë arriti që të sjellë medaljen e bronztë. Toni me shumë emocion tha se i është realizuar ëndrra e tij që erdhën pesë rrathët e medaljes olimpike”.

“Vazhdoni te punoni sepse ëndrrat e mira nuk kanë fund. Dikur ishtë imagjinare që Kosova të merrte pjesë në lojëra shtetërore. Këto rezultate nuk janë të rastesisshme; kontributet nga të gjitha do të vazhdojnë të krijojnë kampionë edhe në të ardhmen”, tha Kurti.

Trajneri Driton Uka ka theksuar se sporti është ndër shtyllat që i tregoi botës se sa e ka merituar lirinë Kosova.

“Po presim që në olimipadën e radhës që do të kemi edhe më shumë kandidatë, më shumë sporte ku do të fitojmë. I dëshmuam krejt botës që fëmijët tanë kanë vlera. Jemi një komunitet i vogël, por së bashku bëjmë rezultate. E veçanta jonë është puna grupore; tri olimipiada, pesë medalje – e kemi mbushur numrin e rrathëve të olimpiadës”, tha Kuka.

Xhudistja Distria Krasniqi ka thënë se nuk do të ndalen me fitore.

“Ndihem e lumtur që është medalja e dytë që i sjellë Kosovës. Fleminderit shumë për mbështetjen. E di që nuk do të ndalemi me kaq, sidomos më xhudo, por edhe sportet e tjera”, ka thënë Krasniqi.

Kurse xhudistja Laura Fazliu u shpreh se u largua nga famlija për ta realizuar ëndrrën.

“Faleminderit për mbështetjen. Para 10 viteve, Kuka më thirri të luaj në sportin e xhudos dhe sot ëndrra mu realizua”, shtoi Fazliu.

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Kosova ka marrë pjesë me nëntë garues – gjashtë prej të cilëve me normë olimpike.

Të ngjashme