Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë po zgjasin deri në dy orë. Sipas të dhënave të përditësuara sot nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, (e premte) pas orës 11:00, kolona në këtë pikë kufitare arrin rreth 800 metra.
Në anën tjetër, në pikën kufitare Merdar pritjet zgjasin deri në një orë, me një kolonë prej 300 metrash.
Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet janë deri në 20 minuta, ndërsa kolona është rreth 120 metra e gjatë.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për pritje as në hyrje, as në dalje.