Pritjet e mërgimtarëve për dalje në pikat kufitare arrijnë deri në dy orë e gjysmë

Prishtinë | 05 Gus 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët që po dalin nga territori Kosovës, po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Në pikën kufitare në Merdare pritjet po shkojnë deri në 2 orë e gjysmë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 2 orë, kurse në Jarinjë ata po presin deri në një orë.

Në Mutivodë mërgimtarët presin deri në 40 minuta për të dalë, ndërsa në Muçibabë 20 deri 25 minuta.

Të ngjashme