Gjatë udhëtimit për në vendlindje, bashkatdhetarët edhe më tutje janë duke u ballafaquar me pritje nëpër vendkalimet kufitare të Kosovës.
Në vendkalimin kufitar Merdare në hyrje të Kosovës e po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë sot pritjet janë rreth dy orë.
Në pikë kalimin në Merdare daljet janë deri në dy ore dhe kolonat janë të zgjatura deri në 300 metra.
Ndërsa gjendje më e rëndë paraqitet në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhe, ku pritjet në dalje janë mbi dy orë, dhe kolonat kanë arritur deri në 500 metra.
Zyrtaret e policisë kosovare thonë se pritjet të cilat nganjëherë janë të gjata po shkaktohen si pasojë e fluksit të madh të udhëtarëve në të dy drejtimet.