Pritjet për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë pesë orë

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 13:19 | Nga

Kolona për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdare vazhdon të jetë shumë e gjatë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare me Serbinë, qytetarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova, ndërsa pritja është 50 minuta për të hyrë në Kosovë.

Gjatë duhet të pritet edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Aty për të dalë nga Kosova duhet të pritet mbi dy orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë pritjet janë 10 deri 20 minuta.

Në pikën kufitare të Mutivodës, pritja për të dalë nga Kosova është pesë deri në gjashtë orë. Pritja për hyrje në Kosovë në këtë pikë kufitare është 20 deri 30 minuta.

Pritje më të shkurtra ka në pikën kufitare të Muçibabës. Aty duhet të pritet deri 50 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa për të hyrë deri në gjysmë ore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme