Prizren, arrestohen katër persona për kanosje dhe uzurpim të pronës

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit, pasi të njëtit dyhsohen për “Uzurpim i paligjshëm pasurisë se paluajtshme” dhe “Kanosje”.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe janë ndërmarrë te gjitha masat e duhura ligjore.

“Pas identifikimit te personave te përfshirë ne rast ,te njëjtit shoqërohen ne Stacionin Policor Prizren Veri dhe intervistohen lidhur me rastin”.

“Te dyshuarit H.SH dhe djali i tije F.SH .kishin hyrë ( e kishin uzurpuar) një parcelë ( toke bujqësore) duke e livruar te njëjtën me traktor, Lidhur me parcelën ne kontest , te dyshuarit dhe i dëmtuari e kane ne shqyrtim një lende ne Gjykatën Themelore ne Prizren”.

“Ne baze te dokumenteve valide ( Liste poseduese ) e lëshuar nga organet kompetente kjo parcelë figuron ne emrin e te dëmtuarit Z.G, përderisa te dyshuarit pretendojnë se parcela është e tyre dhe te njëjtën e shfrytëzojnë qe plot 70 vite”.

Me aktvendim me shkrim te Prokurorit te Shtetit ,te dyshuarit F.SH i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

Me date 29 .10.2023 serish njoftohet ne polici se rasti është përsëritur dhe ka eskaluar edhe ne :” Kanosje” ne mes te palëve te përfshira.

“Pas inicimit te rastit ,dhe ndërmarrjes se veprimeve te nevojshme dhe njoftimit te Prokuror i Shtetit ,nga i njëjti me aktvendim me shkrim u shqiptohet masa e ndalimit policor edhe te dyshuarëve:

H.SH,M.SH dhe I.SH dhe kundër te njëjtëve është ngritur KALLEZIM PENAL me dyshimin e arsyeshëm për kryerje te veprës penale “Uzurpim i paligjshëm pasurisë se paluajtshme” dhe “ Kanosja””.

Të ngjashme