Drejtoria e Policisë rajonale e Prizrenit ka raportuar se dje, në orët e pasdites, është arrestuar i dyshuari I. M i cili para disa ditëve kishte kryer veprën penale Vrasje ne Tentative.
Policia e Prizrenit bën të ditur se tanimë ka siguruar prova të besueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar.
Të dyshuarit i është sekuestruar arma e tipit Walther me shtatë fishekë dhe një karikator, me te cilën ka kryer veprën.
Sipas policisë i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës.
I njëjti ka pranuar se e ka kryer veprën. Pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.