Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza të mitura nën 14-vjeç të kryej akte seksuale me të, duke e kryer veprën penale “dhunimi”.

Sipas gjykatës, në rastin e parë, i akuzuari E.G., nga nëntori i vitit 2023 deri më 1 mars 2024 e ka detyruar një te mitur që të kryej akt seksual me të.

Ndërsa, në rastin e dytë, gjykata tha se nga koha e pavërtetuar, deri më 1 mars 2024, e ka detyruar një te mitur tjetër që të kryej akt seksual me të.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit E.G., e GJYKON: DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024.  Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në njoftim bëhet e ditur se kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme