Një femër nga Shqipëria ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një person (mashkull).
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00, në Prizren, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell klankosova.tv.
NGACMIM SEKSUAL
Prizren 29.05.2021 – 23:00. Viktima femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.