Prizren: Punëtori kapet nga rryma gjatë ndërtimit të shtëpisë

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Prizren njofton se është raportuar për një person të komunitetit boshnjak se derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, dyshohet se nga pakujdesia ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka pësuar lëndime.

Viktima fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorati i punës dhe një ekip i KEDS-it. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Të ngjashme