Prizren: Punonte ndërtimtari, gjendet i vdekur në afërsi të një objekti

Prishtinë | 26 Gus 2023 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në afërsi të një objekti në Prizren është gjetur pa shenja jete një person.

Sipas policisë, vdekjen e ka konstatuar mjeku, teksa bëhet e ditur se i njëjti kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani.

“Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndersa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme