Parlamenti i Studentëve të Universitetit “ Ukshin Hoti” në qytetin e Prizrenit kanë paralajmëruar së në ora 13:00 do të organizojnë protestë paqësore para oborrit të Universitetit në fjalë , njofton Klan Kosova.
Sipas tyre arsyeja e kësaj proteste është krijuar nga situata për konkursin e zgjedhjes së rektorit. Ata thanë se Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është në situatë shumë të keqe, dhe e gjitha kjo për shkakun e keq menaxhimit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të cilët i ka emëruar qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit.
Kështu ata thonë se kërkojnë me urgjencë që të ndërmerren këto veprime në mënyrë që Universiteti t’i kthehet normaliteti, njofton Klan Kosova.