I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia e ka goditur një këmbësore.
Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe se vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore.