Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj në Prizren disa persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme me vlerë 20 mijë euro dhe një sasi me stoli ari.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti ka shkruar në procedurë hetimore.
“Fsh. Krajk- Prizren 27.12.2023-19:00-022:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton raporti i policisë.