Policia e Prizrenit e ka arrestuar një prizrenas nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ai e ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nënën e tij.
Rasti, i cili nga Policia po trajtohet si dhunë familjare dhe sulm, ka ndodhur dje në Prizren rreth orës 8:15.
Në raportin e saj, Policia thotë se nuk është raportuar për lëndime.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.