Personi që shkaktoi vetaksident trafiku para dy ditësh në Prizren, braktisi veturën dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes tashmë është identifikuar nga Policia. Te automjeti i tij është gjetur edhe drogë – pasi i njëjti dyshohet se merret me shitblerje të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali
Personi i dyshuar për këtë rast është Jeton Kastrati – emër i njohur për organet e rendit.
Kastrati dyshohet se më 29 nëntor, në rrugën “Qenë Qena” në Prizren, ku i njëjti është vetaksidentuar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Por i dyshuari ka ikur në këmbë pasi e ka braktisur veturën e tij, te e cila, Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.
Si rezultat i nisjes së hetimeve, i dyshuari është identifikuar nga Policia dhe ndaj tij është iniciuar hetimi për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë bërë të ditur se të dyshuarit i është lënë ftesa për t’u paraqitur në stacion policor lidhur me rastin për të cilin dyshohet.