Një personi nga Prizreni i është vjedhur një armë në shtëpinë e tij.
Gjatë kohës kur kishte ndodhur vjedhja, në shtëpi nuk ndodhej askush, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur një armë. Gjatë kohës kur ka ndodhë vjedhja nuk ndodhej askush në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.