Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci bashkë me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totja kanë bërë vendosjen e gurthemelit të çerdhes së re në lagjen “Dardania”, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka bërë të ditur se çerdhja do të akomodojë 140 fëmijë dhe do të investohen 723 mijë euro. Nagavci më tej shtoi se kushtet që do të ofrohen aty janë sipas standardeve dhe se shumë shpejtë do të vihen në funksion edhe dy çerdhe të tjera.
“Bashkë me kryetarin e komunës së Prizrenit Shaqir Totaj si edhe me disa deputetë të Prizrenit jemi bashke në lagjen ‘Dardani’ këtu në Prizren, po ne vendosjen e gurthemelit të çerdhes që pritet të akomodojë 140 fëmijën në këtë lagje dhe është një investim 723 mijë euro e është një çerdhe në 2 mijë metra hapësirës”.
“Çerdhja ka hapësira që do krijojnë edhe kushte të mira për fëmijët dhe pres qe punët të shkojnë sipas dinamikës së paraparë dhe po ashtu do të vihen në funksion edhe dy çerdhe të reja dhe pres të përfshihen sa më shumë fëmijët në të”.
Kryetari Totaj, tha se bashkëpunimi ndërmjet niveli qendror dhe atij lokal jep rezultatet. Ai më tej shtoi se po punojnë që fëmijët të kenë hapësira të mira të edukimit, raporton EO.
“Prioritet i yni është çështja e arsimit sidomos për fëmijë të vegjël dhe bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal gjithmonë sjell rezultate të mira”.
“…në këtë rast Ministria po bën financimin ndërsa komuna ka ndarë lokacionin po ashtu më gëzon fakti që po e realizojmë këtë projekt dhe që fëmijët të kenë një hapësirë më te mirë për edukimin sa më cilësor të tyre”.
Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë Luljeta Veselaj-Gutaj, tha se prioritet mbetet edukimi i hershëm dhe hapja e sa më e shumë çerdheve.