Prizreni me biçikleta në “Ditën pa makina”

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 16:39 | Nga

Komuna e Prizrenit ka mbajtur aktivitetin “Dita pa makina” me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për t’iu shmangur makinave dhe të shfrytëzohen sa më shumë biçikletat për një ajr më të pastër.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe shumë qytetarë të cilët shfrytëzuan rrugët kryesore të qytetit për të dalë me biçikleta.

Me aktivitet e tyre të ndryshme, në këto rrugë u ekspozuan edhe OJQ-të dhe shoqatat si: X40, Handikos, Sindrom Doën, asamblistët e rinj, Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosoves, FC Winner dhe Megabasket.

“Dita pa makina” organizohet çdo vit me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve ndaj ndotjes së ajrit dhe përdorimit të sa më pak makinave, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, Haskuka ka thënë se Prizreni është qytet pa asnjë shteg për biçikleta dhe ndërtimi i këtyre shtigjeve është i domosdoshëm për ta lehtësuar qytetin nga lëvizjet e shumta të makinave, të cilat përveçse ngarkojnë komunikacionin krijojnë edhe ndotje të ajrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme