Drejtoria Rajonale në Prizren, përkatësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor, në kuadër të aktivitetit dhe planit vjetor, këtë javë (nga data 22.07.2019-28.07.2019) ka realizuar planin operativ “Vozitja e automjeteve nën ndikim të alkoolit”.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka ngritur gjithsej 18 pika kontrolli në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar gjithsej 267 automjete dhe ka kontrolluar 237 persona, ku 63 persona kanë rezultuar nën masën 0.50 pl (promila) derisa 26 persona me ndikim të alkoolit mbi 0.50 pl (promila).
Në zbatim të Ligjit të Komunikacionit Rrugor ndaj 26 personave është shqiptuar gjobë dhe masa mbrojtëse gjashtë muaj ndalesë vozitje dhe konfiskim i patent shoferit.
Me dokumentacion të Kosovës gjoba mbrojtëse janë shqiptuar për 13 shtetas të Kosovës, ndërsa janë shqiptuar masa mbrojtëse edhe për 13 persona me dokumenta të huaj.
Drejtoria Rajonale në Prizren do të vazhdoj edhe në të ardhmen me plane operative për dukurinë e vozitjes së automjeteve nën ndikimin e alkoolit me qëllim parandalimin e kundërvatjeve në komunikacion dhe evitimin e aksidenteve të trafikut me pasoja lëndimi dhe me fatalitet.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshmëm, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përqendrohen në ngasje të sigurtë