Me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët e saj se 𝙨𝙝𝙚̈𝙧𝙗𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙖𝙙𝙢𝙞𝙣𝙞𝙨𝙩𝙧𝙖𝙩𝙞𝙫𝙚 𝙠𝙤𝙢𝙪𝙣𝙖𝙡𝙚 𝙩𝙖𝙣𝙞 𝙚 𝙩𝙪𝙩𝙟𝙚 𝙙𝙤 𝙩𝙚̈ 𝙤𝙛𝙧𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙫𝙚𝙩𝙚̈𝙢 𝙣𝙚̈ 𝙢𝙚̈𝙣𝙮𝙧𝙚̈ 𝙚𝙡𝙚𝙠𝙩𝙧𝙤𝙣𝙞𝙠𝙚 (𝙤𝙣𝙡𝙞𝙣𝙚), duke i zëvendësuar shërbimet e ofruara deri më tani në Qendrën e Integruar me Një Ndalesë, nëpërmjet sporteleve dhe qasjes fizike me palë.
Ofrimi i shërbimeve online do të fillojë të zbatohet qysh nga data e nesërme, më 24.03.2020 (e martë), dhe do të zgjasë deri në një vendim tjetër që do të merret nga Drejtoria e Administratës.
Të gjithë qytetarët që kanë nevojë të dorëzojnë kërkesat, ankesat apo çështjet e tjera, duhet të adresohen në formë elektronike (online) nëpërmjet e-mail adresës: [email protected].
Drejtoria e Administratës ka krijuar një platformë të komunikimit të brendshëm, ku do të monitorohet çdo kërkesë e qytetarëve dhe sipas afateve ligjore do të kthehen përgjigjet duke u ofruar shërbimet e kërkuara.
𝙆𝙤𝙢𝙪𝙣𝙖 𝙚 𝙋𝙧𝙞𝙯𝙧𝙚𝙣𝙞𝙩 𝙫𝙖𝙯𝙝𝙙𝙤𝙣 𝙩𝙚̈ 𝙤𝙛𝙧𝙤𝙟𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙜𝙟𝙞𝙩𝙝𝙖 𝙨𝙝𝙚̈𝙧𝙗𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙠𝙤𝙢𝙪𝙣𝙖𝙡𝙚, por gjithnjë duke iu përmbajtur masave preventive për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Lusim qytetarët të kenë mirëkuptim gjatë kësaj kohe dhe t’i respektojnë maksimalisht udhëzimet e Qeverisë së Kosovës dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duke mbajtur distancën sociale, higjienën personale, si dhe duke qëndruar në shtëpi.