Laura Bataceli është e madhësisë 38, por beson se do të ishte disa kilogramë me tepër nëse nuk do të ishte partneri i saj, Daniel, i cili ia ka bllokuar derën e kuzhinës.
Ajo i kërkoi Daniel ta bëjë një gjë të tillë pasi vuan nga sindroma e ngrënies gjatë natës – një nevoje e papërmbajtshme për të ngrënë në mes të natës.
Gjatë ditës, ajo është e vetëdijshme për shëndetin dhe ushqehet në mënyrë të shëndetshme, mirëpo gjatë natës ndjen nevojën për ushqime te shpejta.
“Unë do të ha diçka – Nutella, akullore, biskota, tortë. Asgjë nuk është jashtë kufijve, por unë nuk jam e vetëdijshme për atë që bëj” tregon Laura.
E gjitha filloi dhjetë vjet më parë, pak pas lindjes së djalit të saj.
“Gjithmonë kam qenë e kujdesshme për atë që ha. Kam shmangur mishin që nga mosha 28 vjeçe, për arsye morale dhe shëndetësore. Unë ushtroj tri herë në javë dhe nuk ha kurrë ushqime të pashëndetshme”.
Por, më vonë ajo filloi të zgjohej nga gjumi duke u ndjerë e fryrë.
“Ndjeja shijen e çokollatës ose biskotave në gojën time. Ndonjëherë, unë as nuk kujtoja atë që bëja, por kishte thërrime dhe shenja të tjera treguese në kuzhinë. Nuk isha thellësisht në gjumë ose plotësisht e zgjuar. Do të dilja nga shtrati, do të shkoja në kuzhinë dhe do të hapja frigoriferin, pothuajse si robot i çuditshëm. Haja gjithçka dhe pastaj kthehesha në shtrat”.
Disa muaj më parë, Laura iu lut Danielit, 40 vjeç, për ndihmën e tij duke i thënë t’ia bllokonte qasjen në kuzhinë.
Edhe pasi dera u mbyll, në fillim, Laura e gjeti veten duke shkuar në kuzhinë në orën 2 të mëngjesit, si normale.
“Mundohesha ta hapja derën, e kuptoja se ishte e mbyllur, pastaj kthehesha në shtrat. Pasi kaluan disa javë, ishte sikur trupi im e dinte se nuk mund të gjente ushqim, prandaj u ndal edhe zgjimi në mesnatë”.
Kjo tingëllon si diçka që dikush mund ta shpifë, por sindroma e ngrënies gjatë natës është një problem mjekësor i njohur.