Probleme me pasurinë, shkarkohet prokurori shqiptar Anton Martini

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar e prokurorin Anton Martini, kandidat për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Shkarkimi i prokurorit Martini lidhet me probleme me pasurinë.

Prokurori Martini në janar të vitit të kaluar kaloi shkallën e pare të Vetingut me një vendim të marrë me shumicë votash në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Për konfirmimin e Anton Martinit në detyrë votuan Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko, kurse Etleda Çiftja kërkoi shkarkimin e prokurorit.

Vendimi i konfirmimit u ankimua nga Komisioneri Publik në qershor 2020 dhe tashmë një vit më pas është vendosur për shkarkimin përfundimtar të tij nga sistemi i drejtësisë për një afat prej 15 vitesh, njofton Euronews.al.

Komisioneri Publik ka evidentuar si problem në deklarimin e pasurisë së tij të ardhura të deklaruara si dhurata nga një prej vëllezërve të tij që nuk janë konsideruar burim i ligjshëm. Kjo ka bërë që prokurori të rezultoi me diferencë negative në financat e tij për disa vite.

Martini, i cili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë rreth 22 vite më parë dhe gjithashtu ka qenë prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u rendit i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme