Sulmuesi i njohur francez, Karim Benzema duket se nuk ka arritur të ambientohet aspak në Arabinë Saudite që pas transferimit atje.
Lojtari, sipas Marcas, nuk është paraqitur në kampin stërvitor parasezonal të Al-Ittihad dhe, me urdhër të trajnerit, nuk do të marrë pjesë në turneun e Dunaos për të cilin skuadra do të niset të dielën.
Lojtari, si pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës, duhej të raportohej në ambientet e klubit në Jeddah të premten më 12, gjë që sipas burimeve saudite ai nuk e bëri.
Kësisoj, argjentinasi Marcelo Gallardo ka vendosur të mos bëjë lëshime për të dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën, çfarëdo që të ndodhë në Dubai.
Burimet kanë konfirmuar se Benzema ka munguar më parë në stërvitje me Al-Ittihad në tre raste para fundit të vitit në Jeddah, madje edhe para festës zyrtare të lojtarëve para pushimit të Krishtlindjeve.
Burimet saudite thonë se Karim nuk është pjesë e listës zyrtare për parasezonin në Dubai dhe pasi mungesa e tij është pa leje nga Gallardo, ai nuk do të mund të marrë pjesë në të gjithë turin në Dubai.