Milani nuk e ka nisur si duhet këtë edicion në Serie A, duke mbetur mbrapa skuadrave pretendente për titull e Evropë.
Kuqezinjtë synojnë të përforcohen në afatin kalimtar të janarit me lojtar defensivë, pasi mbrojtja është problemi i madh i tyre.
Në skenë ka dalë emri i mbrojtësit kamerunas Nicolas N’Koulou që luan me Torinon.
29-vjeçari ka bindur me paraqitjet e tij në Serie A dhe po kërkohet nga Milani për ta forcuar qendrën e mbrojtjes.
Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët synojnë transferimin e lojtarit në janar për shifrën e 15 milionë eurove.
Ish-mbrojtësi i Olympique Lyon u kërkuar shumë nga Roma në verë, por që Torino nuk e lejoi transferimin e tij në Olimpico.
Gjithsesi lojtari i ka dhënë dritën e gjelbër tani Milanit dhe i mbetet dy klubeve të arrijnë një marrëveshje për të.