Disa probleme teknike të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga Agjencioni Shtetëror i Informacionit ka bërë që në medie, të vijnë disa komunikata nga institucionet e të cilat janë të periudhave më të hershme.
Një e tillë ka ardhur edhe nga zyra e Presidencës, e cila ka njoftuar se deklarata e Thaçit, është një ripërsëritje paqëllimshme.
Përveç nga Presidenca e-mail të ngjashme kanë ardhur edhe nga institucionet tjera.
“Ju njoftojmë se e-maili të cilin e keni pranuar sot, më datë 12.10.2020: “Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës”, e lëshuar për media më 25 shtator 2020, është ripërsëritje e paqëllimshme. Kjo ka ardhur si pasojë e një problemi teknik të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga ASHI”.
“Duke shpresuar në mirëkuptim tuaj, kërkojmë që ta injoroni e-mailin e pranuar dhe të njëjtin të mos e publikoni”.