Kosova ende është në pritje të raportit nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Edhe pse nga ky raport pritjet nga Kosova janë që të jetë pozitiv, heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nuk pritet të ketë gjatë këtij viti.
Njohësi i integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu ka përmendur disa arsye pse gjatë këtij viti nuk pritet të ketë lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës në zonën schengen.
Ai për lajmi.net ka thënë se pret që raporti i Komisioni Evropian të jetë pozitivë, por për shkak të mos suksesit në luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga institucionet e Kosovës, problemet me migrantët nga vendet e BE-së, nuk pret që të hiqen vizat në vitin 2018.
“Nga dinamikat brenda BE-së, po e shoh të vështirë që liberalizimi të jetë i mundshëm brenda këtij viti. Raporti i Komisionit Evropian është pjesa teknike e vendimit politik të Parlamnetit Evropian dhe Këshillit të Ministrave”.
“Pjesa politike e vendimmarrjes do të kemi problem tek vendet njohëse që e kanë njohur Kosovën, Francë, Gjermani, Holandë, të cilat kanë problem të brendshme sa i përket migrimit”, ka thënë Kryeziu për lajmi.net.
Ai ka thënë se vendimi përfundimtar do të jetë ai politik, të cilën e merr Këshilli i Ministrave të vendeve të BE-së, që duke parë problemet me të cilat po përballen vendet e BE-së, me migrantët, nuk jep shpresë që të hiqen vizat gjatë këtij viti.
Gjithsesi, sipas Kryeziut është më rëndësi që të ketë vendim pozitiv dhe se a do të ky vendin në fuqi në fund të këtij viti apo fillim të vitit të ardhshëm është më pak e rëndësishme.
Ndryshe zyrtarë të institucioneve të Kosovës janë shprehur optimist për heqjen e vizave duke thënë se kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.
Raporti për vizat nga Komisioni Evropian është pritur që të publikohet më së largu deri më 3 korrik, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur./Lajmi.net/