Miqët (apo të huajtë siç po i quan dikush) na kanë ndihmuar dhe na kanë ndihmuar shumë në rrugën e lirisë e pavarësisë dhe për ketë duhet t’ju jemi shumë mirënjohes.
Problemet e ndryshme, pa dija, jo vendosshmëria për arsyje krejt meskine, që ka vazhduar pas Pavarësisë, është kryekreje faji i shqiptarëve që kanë mashtruar dhe vazhdojnë të mashtrojnë edhe sot e gjithë ditën.
Kur shqiptarët ta ngrisin përgjegjësinë e tyre për të zgjedhur njerëzit e duhur për drejtimin e shtrit, kur liderët e kërkojnë votën për të qeverisur për interesin e kombit, për ndërtimin e shtetit të së drejtës, kur segmentet shoqërore e intelektuale vihen në shërbim të kombit e mediet në shërbim të ndryshimit, ndryshimin e progresin nuk mund ta ndal askush!
Ndryshimin nuk mund ta ndal askush, por vetëm me kushtin që hapësira në asnjë segment të shoqërisë, mos t’ju ipet matrapazve mashtrues, rrenacakëve e përgojuesve, të padijshmëve muskuloz e grabitësve të vullnetit e të parasë publike!
Ndryshimin e sjellin njerëzit e përkushtuar, njerëzit që kanë dije e dashuri, përkushtim e vendosmëri për t’i shërbyer kombit e shtetit!
NISMA Socialdemokrate e ka dashurinë e përkushtimin për lirinë drejtësinë sociale e solidaritet mes njerëzve!