Ajo njihet si një ndër dadot më të mira britanike dhe quhet Emma Jenner, e cila është e specializuar në lidhje me zhvillimin dhe sjelljen e fëmijës, ka mbi 10 vjet eksperiencë në familjet amerikane dhe angleze dhe madje është edhe autore e librit “Keep Calm and Parent on”.
Sipas saj, problemet më të mëdha të prindërve të sotëm janë:
• Ata kanë frikë nga tekat e fëmijës. ajo në lidhje me këtë bën provën e filxhanit. Nëna vendos një filxhan ndryshe para fëmijës që do të pijë qumësht dhe kur ai fillon të ulërasë ajo e ndërron menjëherë.
Përse ke frikë nënë?
Nga tekat e fëmijës?
Le të ulërasë, kështu do të mësojë se në jetë ka edhe gjëra që nuk shkojnë si duam ne.
• Prindërit e nënvlerësojnë aftësinë e fëmijës për t’u sjellë në mënyrën e duhur. Mos e justifikoni sjelljen e tij të pahijshme me shprehjen “është një fëmijë”. Pse mendoni se nuk mund të sillet mirë në tavolinë, të respektojë të moshuarit etj? Dhe sigurisht duhet të punoni fort që ai ta bëjë këtë.
• Sillen keq në disa raste me prindërit e tjerë. Ndodh që edhe pse je një nënë apo baba dhe pasur të bësh me tekat e fëmijës, të sillesh në mënyrën e gabuar me prindërit e tjerë. Pra në momentin që fëmija bën teka dhe nëna qëndron e vendosur, ata e shikojnë sikur të jetë duke bërë një gabim ndërkohë që duhet ta mbështesin dhe t’i shprehin që bën mirë në vendosjen e limiteve (sigurisht që nëse keni afërsi për t’ja thënë, nëse nuk e njihni vazhdoni punët tuaja).
• Abuzojnë me teknologjinë për t’i mbajtur të zënë. Kështu fëmija nuk mëson si të ketë durim dhe të argëtohet vetë. Fëmija nuk ka asnjë efekt pozitiv nga përdorimi i celularëve dhe smartphonëve.
• Prindërit vendosin në piedestalin më të lartë nevojat e fëmijës dhe harrojë të vetat. Sigurisht që duhet të plotësoni nevojat e fëmijës, por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga ato gjëra që jeni duke bërë për veten tuaj vetëm që të kënaqni tekat e fëmijës. prindërit duhet të kenë guximin të thonë edhe “jo”.Nëse prindërit nuk mendojnë si të korrigjojnë këto (edhe të tjera) gabime do të rrisin një person egoist, të paduruar dhe jo të edukuar. Pra nuk është faji i tyre, por i yni.