Problemet teknike shkaktuan rënien e teleferikut në Itali që la të vdekur 14 persona

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Një incident i rëndë ndodhi të dielën e kaluar në një mal afër liqenit Maggiore në Italinë Veriore, ku nga rënia e një teleferiku humbën jetën 14 persona.

Tre persona si të dyshuar për këtë incident u liruan nga burgu pas një vendimi që mori gjykata në Itali, shkruan The Star, transmeton Klankosova.tv

Gjykata tregoi se fajit për incidentin mbetet teknik.

Gjykatësja Donatella Banci Buonamici tha se nuk kishte prova të mjaftueshme që sugjeronin se pronari i kompanisë së teleferikëve “Mottarone”, Luigi Nerini, ose shefi i mirëmbajtjes, Enrico Perocchio, e dinin se teleferiku kishte çaktivizuar frenat në disa raste edhe para katastrofës së 23 majit.

Teleferiku u tërhoq plotësisht nga linja kur goditi një shtyllë mbështetëse, pastaj u përplas për tokë dhe më pas u rrotullua poshtë malit derisa u ndalua nga një tufë pemësh.

Kujtojmë se nga e gjithë kjo tragjedi vetëm një pesëvjeçar shpëtoi, i cili vazhdon të jetë i shtruar në spital duke u trajtuar pas lëndimeve që mori.

Të ngjashme