Pesë futbollistë të kombëtares suedeze nuk do të mendojnë vetëm për futbollin gjatë javëve të ardhshme në Rusi.
Ata pritet të bëhen baballarë nga çasti në çast, me në krye kapitenin Andreas Granqvist.
Gruaja e tij, Sofi, pritet të sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë.
“Kur të vijë koha, do të fluturoj në atdhe”, tha rivali i Gjermanisë për “Sportsbladet”.
“Derisa të jemi në Rusi, do flas me ‘Facetime’. Por mund ta gjejmë një zgjidhje. Nëse do të jemi atje deri në javën e parë të korrikut, kur pritet të lindë Sofia dhe do të ndodhë mes dy ndeshjeve, do të fluturoj në Suedi”.
Përveç tij, edhe Emil Forsberg, Albin Ekdal, Pontus Janson dhe Kristofer Nordfeld, pritet të shijojnë të njëjtat emocione.