Problemi me të cilin po përballet Kurti sot në thuajse çdo temë, buron nga fakti se kur ishte në opozitë, me retorikën e tij populliste ka ushqyer në popull shumë iluzione, qoftë për politikën e jashtme apo të brendshme, që i shërbyen mirë për të fituar mbështetje.
Tash kur po përballet me realitetin dhe vështirësitë e qeverisjes së një vendi me parametrat zhvillimore të Kosovës, e sidomos me pengesat e theksuara në arenën ndërkombëtare, Kurti do ta paguajë faturën e dyfishtë, pra jo vetëm atë për gabimet, por edhe për shembjen e iluzioneve të ndërtuara.
Ky do të duhej të ishte leksion jo vetëm për Kurtin por edhe për opozitën e sotme, e cila qysh prej zgjedhjeve lokale duket se e ka një momentum të mirëseardhur, ndërsa prej sot me gjasë edhe një pol të ri jashtë-parlamentar.