Procedohen dy kosovarë, tentuan të kalonin para të padeklaruara në Portin e Durrësit! Sekuestrohen 22 mijë franga

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Dy shtetas nga Kosova u proceduan në gjendje të lirë, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri shuma të mëdha parash të padeklaruara në pikën kufitare të portit të Durrësit.

Policia sekuestruar mbi 22 800 franga zvicerane dhe 555 euro. Në pranga kanë rënë E.H., 41 vjeç dhe F.M., 37 vjeç.

Njoftimi i policisë:

PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të ngjashme