Projekti për t’i bërë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Orllan të Podujevës do të financohet nga Komuna dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Deri tashti zyrtarët komunalë të Podujevës e kanë kryer projketin zbatues të cilin thonë se e kanë dorëzuar në MMPH. E kjo e fundit duhet të zhvillojë procedurat e prokurimit për realizimin e këtij projekti.
Edhe kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se u janë përmbajtur obligimeve lidhur me projektin për furnizimin me ujë të fshatit Orllan me rrethinë.
“Më 29.05.2018 ne kemi dërguar projektin ideor në KK Podujevë që të nisnin procedurat e tenderimit për projektin zbatues. Në bazë të informacioneve që kemi, projekti tashmë është përfunduar nga kompania projektuese. Hapi tjetër duhet të ndiqet nga MMPH-ja për zhvillim procedurash për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e ujësjellësit të Orllanit. Participimi ynë në projekt do të jetë në mbështetje teknike që nënkupton edhe mbikëqyrjen e përbashkët deri në finalizim të projektit me MMPH dhe Komunën e Podujevës”, është shprehur Abdullahu.
Zyrtarët e saj, deri në orën 15 të së enjtes nuk kanë kthyer përgjigje se çfarë është punuar në këtë drejtim. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe zyrtarët e kompanisë së ujësjellësit rajonal “Prishtina”. Ndërkohë zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë se projekti është dyvjeçar.