Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në muajin gusht dhe ardhja në jetë e Amar duket se ka qenë një bekim për aktoren shqiptare.
Herë pas herë, ajo ndan me ndjekësit në rrjetet sociale foto me Amar, ku tregon sa e lumtur është që u bë nënë.
Së fundmi, Olta Gixhari publikoi një foto duke ushqyer djalin me gji në një restorant dhe nuk e ka pasur aspak problem, duke e konsideruar si procesi më i bukur në botë.
“Procesi më i bukur në botë,”– shkroi ajo krahas imazhit të ëmbël, ku shihe duke mbajtur Amar në krah teksa i jep gji.
Të shumta ishin komentet pozitive për aktoren, ku ndjekësit e përgëzuar që ushqen foshnjën e saj me gji pa e pasur problem se mos i prishet gjoksi.
“Ke nje bravo te madhe, shyqyr pashë një femer të ushqejë me gji foshnjen se gjithmonë dëgjojme justifikime nuk e ushqej bebin se kam probleme, justifikime koti vetëm që të mos i prishet gjiri,”– shkroi një ndjekëse.
Ndërsa një tjetër komentoi: “♥️♥️Fytyra e lodhur mbi kokën e femijës tënd, është fytyra më e hijshme.”