Prodhoi dhe shpërndau produkte të dëmshme mjekësore, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit gjatë kontrollit ka hasur një sasi barnash (lloje të ndryshme) pa banderola të Republikës së Kosovës, të cilat dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë në formë të kontrabanduar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe njëkohësisht është bërë edhe verifikimi i së kaluarës kriminale për të dyshuarin ku rezulton se i njëjti në muajin mars të këtij viti kishte qenë i përfshirë në një rast të njëjtë, për vepër të njëjtë penale.

Të ngjashme