Gjatë viteve të fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të futjes së përdorimit të dritareve dhe dyerve me efiçencë energjetike në Kosovë, falë bumit të ndërtimeve të reja dhe rritjes së vetëdijes për përfitimet që vijnë nga ato. Ato jo vetëm që ndihmojnë në kursimin e parave në faturat e energjisë, por gjithashtu ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të qetë dhe pa zhurmë për familjet. Ky trend nxjerr në pah ndryshimin drejt stili të një jetese më të qëndrueshme, duke i dhënë përparësi si përgjegjësisë ndaj mjedisit, ashtu edhe hapësirës së rehatshme të jetesës.
Rrugëtimi drejt zgjerimit: Nga rritja në shtrirjen globale
PROTEC është prodhues kosovar i dyerve, dritareve dhe fasadave strukturore nga PVC dhe alumini. Kjo storie suksesi e tyre filloi në Gjilan, në vitin 2010.
Me kalimin e viteve, biznesi i tyre lulëzoi, me rritje të fitimeve, aseteve dhe numrin e të punësuarve. Për të qenë në hap me këtë rritje të kërkesës, ata ndërtuan një objekt të ri me hapësirë më të madhe, me linja plotësisht të reja prodhimi. Ky zgjerim shënon një pikë kthese të rëndësishme për PROTEC. I nxitur nga rritja e kërkesës për produktet e tyre brenda dhe jashtë vendit, PROTEC është zgjeruar në mënyrë strategjike në tregjet rajonale, BE dhe më gjerë, duke u mbështetur në historikun e performancës të tyre të dëshmuar.
“Aktualisht jemi në proces të çertifikimit të produkteve tona me standardet ISO në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në punë, mbrojtjen e mjedisit dhe gjithashtu menaxhimin e cilësisë së produktit”, thotë Xhemail Shabani, bashkëpronar i kompanisë.
Me një përkushtim të vazhdueshëm për të depërtuar në tregje të reja, PROTEC vazhdon rrugëtimin e tij drejt përmirësimit dhe përparimit. “Produktet tona plotësojnë standardet më të larta sa i përket efiçencës energjetike dhe reduktimit të zhurmës. Kjo ka çuar në rritjen e kërkesave për produktet tona, veçanërisht nga klientët tanë ndërkombëtarë, të cilët tani kanë shumë më tepër besim në blerjen e produktit ‘Made in Kosovo’, shton Shabani.
Rritja e fuqisë konkurruese përmes investimit në linjën e re për prerjen e xhamit
PROTEC bëri një hap të madh për të rritur fuqinë e saj konkurruese, duke investuar në linjën më moderne për prerjen e xhamit. Financimi u sigurua përmes Bankës ProCredit në Kosovë, nëpërmjet Programit SME Reboot të BERZH.
Ky investim jo vetëm që ka ndihmuar në rritjen e vëllimit të prodhimit të kompanisë, por ka ndihmuar edhe në zgjerimin e aktiviteteve të saj eksportuese. Me mbështetjen e donatorëve, Luksemburgu, Norvegjia dhe SHBA-nëpërmjet Fondit të BERZH-it për Mbështetjen e Bizneseve të Vogla (mbështetur nga Irlanda, Italia, Japonia, Korea, Luksemburgu, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Taipei, Kina dhe Shtetet e Bashkuara), kompania përfitoi asistencë teknike falas për optimizimin e projektit të saj të investimit, si dhe grant prej 15% pas verifikimit të suksesshëm të projektit. Këto nisma i kanë mundësuar PROTEC-it të përmbush një gamë të gjerë standardesh ndërkombëtare, duke rritur më tej fuqinë e saj konkurruese në tregun global.
“Investimi i ri thekson përkushtimin e PROTEC për qëndrueshmëri. Makina me efiçencë energjetike kontribuon në minimizimin e ndikimit tonë në mjedis, ndërkohë që përmirëson standardet e shëndetit dhe sigurisë në punë dhe cilësinë e produktit. Aktualisht, 45% e prodhimit tonë është i destinuar për eksport në Zvicër, Gjermani, Francë, dhe madje edhe në SHBA. Prandaj, është thelbësore të respektohen kërkesat e ligjeve dhe direktivave kombëtare dhe ndërkombëtare për shëndetin dhe sigurinë në punë. Falë këtij investimi, ne kemi dyfishuar numrin e të punësuarve në këtë departament, në përputhje me kapacitetet e reja të prodhimit, dhe synojmë që në një të ardhme të afërt të rrisim edhe më tej numrin e të punësuarve, duke filluar punën edhe në ndërrimin e dytë.
Fuqizimi i tregtarëve të vegjël përmes prodhimit të xhamit
Nga viti 2021, kompania ka filluar edhe me furnizimin me xham të cilësisë së lartë për tregtarët më të vegjël të dritareve dhe dyerve. Kjo jo vetëm që rrit ofertën e tyre, por gjithashtu forcon industrinë me fuqizimin e konkurrentëve më të vegjël, duke nxitur një ekosistem të shëndoshë ku të gjithë përfitojnë.
Çelësi i këtij zgjerimi është një linjë e re, e automatizuar për prerjen e xhamit, e financuar nga Programi SME Reboot i BERZH. Kjo teknologji moderne thjeshton prodhimin, ul kostot operative dhe mundëson ofrimin e çmimeve konkurruese nga PROTEC.
“Linja e re e prodhimit, e financuar përmes Programit SME Reboot të BERZH, është plotësisht e automatizuar, gjë që ndihmon në standardizimin e produkteve. Kjo do të ulë kostot tona operative, do të na mundësojë të ofrojmë çmime konkurruese dhe të përmirësojmë pozicionin tonë në treg”, shton Shabani.
Zhvillim i qëndrueshëm deri në fund
Kompania e kupton se rritja nuk duhet të vijë në dëm të mjedisit. Duke njohur nevojat e tyre në rritje për energji, prioriteti kryesor i investimit të tyre është sistemi fotovoltaik (PV).
“Ne jemi të përkushtuar të reduktojmë gjurmën tonë të karbonit, duke përmbushur kërkesën në rritje për energji elektrike. Ky investim në energjinë e ripërtëtritshme shkon paralelisht me planet për zgjerimin e prodhimit përmes një depoje të re moderne të pajisur me zgjidhje të qëndrueshme,” përfundon Shabani.