Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë

Prishtinë | 06 Kor 2026 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

“Mos na leni pa bukë”, “Mos prekni vendet e punës”, “Mos e dobësoni idnsutrinë vendore”, e me pankarta të tjera fermerët e prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar që urgjentisht të fillojë grumbullimi i qumështit, pasi tash e katër ditë është ndaluar përkohësisht grumbullimi i qumështit, duke paraprirë mbylljen e përkohshme të qumështores Vita, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i i Shoqatës së Qumështarëve Fidan Krasniqi, ka thënë se ka që një vit janë duke trokitur nëpër dyer të ministrisë lidhur me situatën e krijuar duke kërkuar që të merren masa.

“Jemi mbledhur para Minsitrisë së Bujqësisë ne si shoqatë e prodhuesve të qumështit në përkrahje të fermerëve tonë, anëtarësisë sonë, pikave grumbulluese, të gjiihë akterëve, grupeve të interesit sepse ne jemi prodhues të këtij vendi dhe prodhojmë qumështin, për këtë vend, për këtë popullatë. Tash e një vit trokasim nëpër dyert e shtetit duke njoftuar ministritë përkatëse lidhur me gjendjen e krijuar në këtë sector dhe duke kërkuar të mirren masa që garantojnë investime dhe siguri të prodfukteve tona që të kemi konkurrencë të barabartë dhe jo importe me çmime të subvencionuara nga Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe e gjithë regjioni. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të këtyre produkteve dhe na akuzoni neve pse ato produkte shiten nëpër raftet tona me çmime shumë të lira”, ka thënë përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve.

Ai, ka shtuar se sot janë bërë katër ditë që nuk e kanë dorëzuar qumështin.

“Andaj kërkojmë urgjentisht për shkak se prodhuesi vendor është në një situatë të palakmueshme sot bëhen katër ditë që ne nuk kemi ku ta dorëzojmë qumështin. Shumica e këtyre prodhuesve kanë qenë fermerë që e kanë dorëzuar qumështin të qumështorja “Vita”, është e vërtetë. Por, një gjë duhet ta dijë populli qumështi Vita është i Kosovës, nuk është i Serbisë”, ka shtuar ai.

“Kërkesa jonë urgjente të fillojë grumbullimi i qumështit që nga ky moment, kërkojmë nga Qeveria urgjentisht të ndal importin nga vendet e rajonit me çmiem damping, pse favorizohen importuesit e jo prodhuesit deri kur do të vazhdojë kjo praktikë, të bëjmë politika e ta zgjidhim këtë çështje njëherë e mirë, ” ka thënë ndër të tjera ai.

“Lopët nuk janë çezme. Nuk mund t’i ndalim sot të mos prodhojnë, e të presim deri në momentin e duhur. Shumica e këtyre fermerëve, që i shihni me këto mjete bujqësore, janë të zhytur në kredi të cilat duhet t’i paguajnë. Të mos luhet me dinjitetin e tyre. Kërkojmë urgjentisht takim dhe zgjidhje të këtij problemi një herë e përgjithmonë, pse jo t’ia shtrijmë dorën këtij ministri, atij ministri apo atij ministri”, tha ai.

Ndërsa, Kushtrim Tigani përfaqësues i qumështores “Vita”, ka kërkuar që rezultatet e analziave të dalin sa më parë.

“Ne si qumështore më e madhe në Kosovë e grumbullojmë mbi 50% të qumështit të Kosovës. Të gjithë këta bujq e sjellin qumështin te ne mbi 100 mijë litra në ditë. Disa ushtarë të Facebookut që po dalin dhe po e baltosin këtë fermer punëtor dhe gjithë ata fermerë të cilët e prodhojnë qumështin dhe e përpunojmë qumështin i bëj thirrje sa më parë ministrit të Bujqësisë, AUV-it të dalin me rezultate ato të cilat i kanë gjet për prezencën e qumështit pluhur, që nuk ka qumësht pluhur edhe këta e dijnë që nuk ak qumësht pluhur, le të dalin me rezultat sa më parë edhe për analiza të qumështit “Vita” i duhen me javë me analiza me dal rezultati”, ka thënë ai.

Protestuesit kanë sjellë traktorë para objektit të ministrisë, ndërsa në shenjë revolte kanë derdhur qumësht në hyrje të institucionit dhe kanë larë me qumësht dritaret e objektit.

Ata gjithashtu kanë tentuar të fusin qumësht edhe brenda ndërtesës së Ministrisë, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme