Në kuadër të Forumit të Sektorit të Ushqimit, organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), u mbajt panel diskutimi me përfaqësues të bankave vendëse, raporton Ekonomia Online.
Lulzim Sadrija nga Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), tha se aktualisht kjo bankë ka lëshuar mbi 7 mijë kredi në vlerën e 20 milionë eurove që kryesisht janë të dedikuar për bujqësi.
“Në mbështetjen e kreditimit luajnë rol të rëndësishëm edhe partnerët e aksionarët tanë dhe pa harruar institucionet krediiale. Aktualisht KRK-ja ka mbi 7 mijë kredi në shumë prej 20 milionë euro që kryesisht janë të dedikuar për bujqësi dhe rreth 30 për qind e portofolios së saj është e dedikuar në sektor e krahasuar me institucionet tjera financiare, mendoj që ka një dominim në raport me shumë e tërësishëm të dedikuar për bujqësia. KRK ka luajtur një rol mision të suksesshëm për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë”, tha Sadrija.
Kushtrim Avdiu nga Banka për Biznes (BpB), janë të partë që japin kredi për një periudhë afatgjatë për prodhuesit.
“BPB themelet e saj i ka në biznese vendore dhe ngjarja e sotme ku pjesëmarrës janë prodhues vendor, pjesëmarrja jonë është e pashmangshme”.
“Aty ku është blerësi dhe shitësi, ndërmjetës duhet të jetë banka. Në kuadër të kësaj e them se banka jonë është e para që jep një gresperiudhë edhe për metalpunues dhe kjo i hap mundësi shumë prodhuesve vendor për zhvillimin e biznesit, andaj banka e vendit e jep një fokus për zhvillimin e bizneseve vendore”.
Kastriot Këpuska, Menaxher i Projektit nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, se kanë arritur të financojnë 600 milionë euro kredi për një kohë të shkurtë, raporton EO.
“Fondi Kosovar për Garanci Kreditore po rritet shumë shpejt sa që janë arritur të financohen afër 600 milionë euro që të financohen në treg të Kosovës kredi-dhënia dhe kjo është arritur në kohë të shkurtër. Edhe pse është themeluar në vitin 2016, ka filluar të funksionalizimet pak më vonë”.
“Është institucion i pavarur dhe i themeluar me ligj të veçantë nga Kuvendi dhe i cili Ligj është amandamentuar në gusht të vitit të kaluar, ku ndër të tjera i mundëson fermerët të bëjnë kreditime me vlerën me mbi 50 për qind, ku tani kemi garantime të ndryshme deri në 80 për qind”, u shpreh ai.
LEXONI EDHE: