Produktet e njohura zvicerane Age Stop nga e shtuna edhe në Prishtinë

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në Prishtinë, në Qendrën Tregtare “Albi Mall”, do të vijë ekskluzivisht brendi i njohur zviceran AgeStop Zwitzerland me produkte nga më kualitative për fytyrën tuaj.

 Hapja do bëhet në ora 19:00, ku veç festës së inaugurimit të këtij brendi do të shpërndahen edhe shumë dhurata për mysafirët nga produktet qind për qind zvicerane.

Ju që keni telashe me fytyrën tuaj tani e tutje produkte tejet cilësore si për fytyrë të thatë po ashtu edhe atë të yndyrshme, zgjidhjen e problemit do ta gjeni në AgeStop Switzerland.

Po kush është Age Stop Switzerland?

Age Stop Switzerland është linjë zvicerane premium për përkujdesje ndaj lëkurës me një mision të vetëm: Shkencën e të qëndruarit të rinj!

Produktet janë të prodhuara 100% në Zvicër dhe kanë për qëllim të sjellin më të mirën në shkencën e anti-age, bazuar në zbulimet revolucionare të Swiss Snow Algae dhe nismës së Plant Stem Cell Research.

Ata prodhojnë produkte innovative të cilat japin rezultate që reflektojnë Saktësi , Pastërti dhe Kualitet të përsosur të cilat kanë si sinonim Zvicrën.

Ja arsyet pse duhet të perdorim Gold snow Oil Elixir:

: Është një vaj i mrekullueshëm për fytyrë, me flori 24 karat që ushqen menjëherë dhe jep shkëlqim, kujdeset për lëkurën dhe lehtëson përdorimin e produkteve kozmetike. Elixiri është shumë i pasur me antioksidantë dhe acide yndyrore esenciale të tilla si Squalan për të ushqyer dhe ndihmuar në thithjen e lagështisë dhe zvogëlon dukshëm rrudhat nëpërmjet efektit voluminoz që jep ekstrakti natyral i rrëshirës. Lëkura juaj do ta thithë këtë lëndë ushqyese të pasur me vajra duke mos lënë asnjë mbetje prapa. Do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm në ndjenjën elastike të lëkurës dhe një zvogëlim në paraqitjen e linjave të imta, rrudhave, skuqjeve dhe njollave të fytyres pas përdorimit të parë.

CAVIAR INTENSIVE RECOVERY SLEEPING MASK, është një trajtim luksoz anti-age i cili rrit sintezën e kolagjenit të lëkurës tuaj me ekstrakte kaviari ultra ushqyes, acide hialuronike të masave të vogla e të mëdha dhe një përzierje e Matrixyl 3000 dhe peptide Argireline, me efekte të fuqishme anti-age dhe ngritje të lëkurës. Tejet i pasur dhe me teksturë të butë, do të shkrihet në lëkuren tuaj dhe do të ndjeni menjëherë efektin e tij në shkëlqimin dhe zbutjen e lëkurës.

Në Age Stop Switzerland të shtunën do të keni mundësinë të merrni dhuratë disa nga produktet e këtij brendi, andaj për të kuptuar më shumë rreth cilësisë së këtyre produkteve ju mund të njoftoheni edhe më shumë në web faqen zyrtare të këtij brendi të njohur zviceran, ndërsa tani e tutje mund t’i provoni në dyqanin e hapur në ‘Albi Mall’ në Prishtinë aty ku dhe do t’i shihni rezultatet qysh në përdorimin e parë.

Për më shumë informata klikoni në këto faqe zyrtare të AgeStop Zwitzerland :

https://www.instagram.com/agestop.ch/?igshid=7qiinxd4az8w

https://www.age-stop.com/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme