Profesori universitar, Ardian Gola, ka publikuar sot gjobën për mosmbajtje të maskës, derisa, të njëjtën tha se nuk do ta paguaj, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, pas atij postimi, Gola ka reaguar edhe njëherë.
Ai ka thënë se dhuna e të dobëtit është tregues i padrejtësisë së të fortit.
Ai ka shkuar edhe më tutje duke thënë se në Kosovë janë vjedhur 2 milionë euro derisa thotë se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti shikon si “hut”.