Është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof.Dr. Riza Çavollit, raporton Ekonomia Online.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij u mbajt një minutë heshtje.
Dekani i Fakultetit të FShMN-së, Tahir Arbneshi, tha profesor Çavolli ishte një njeri me vlera shkencore.
“Ditë më parë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e tij. Ai i cili ishte me vlera shkencore. Sot jemi mbledhur këtu të nderojmë me dinjitet vëllanë, shokun, mikun tonë”, theksoi ai.
Duke folur me plot emocione, Arbneshi tha se lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë.
“Jam i mbushur plot me emocione. Lajmi për vdekjen e tij tronditi të gjithë studentët dhe ligjëruesit e fakultetit tonë. Angazhimi i tij në Fakultetin e Shkencave ishte i madh. Dallohej me virtyte të larta njerëzore. Familja humbi me të dashurin e tyre. Kujtimi për të do të jetë i paharruar. Ai u nda vetëm fizikisht, por veprat e tij vazhdojnë të jenë këtu midis nesh”, u shpreh ai.
Prorektori i UP-së për shkencë, Faton Berisha, në emër të rektorit shprehu ngushëllime.
“ E vështirë të flas, profesori i dha shumë Kosovës. Breza të tërë mësuan prej tij”, u prehtë në paqe profesori Riza Cavolli”.
Shefi i departamentit të Gjeografisë, Florim Isufi, tha se ndarja nga jeta e profesor Çavollit ishte një humbje e madhe për departamentin e Gjeografisë.
“Ndarja nga jeta ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për departamentin e gjeografisë”, tha ai .
Isufi kujtoi kohën kur ishte student i tij dhe tregoi se ai asnjëherë nuk vonohej në ligjërata.
“Si student i tij mbaj mend se nuk u vonua asnjëherë në ligjërata. Profesori ishte i përgatitur profesionalisht. Ishte shumë i pranuar në komunitetin shkencorë. Punimet e tij ishin shumë të cituara. Ishte shok dhe mik i mirë sidomos për ata që bashkëpunonin me të. Ishte shumë i dashur”, u shpreh Isufi.
Profesor Jahja Dranqolli, tha se profesor Çavolli na la kur ende ishte i nevojshëm.
“Profesori, kolegu, miku dhe familjari jonë i dashur na ka lënë përgjithmonë si i qetë pranë gruas për ne si studiues ka lënë vepra të çmueshme, ai është angazhuar në mënyrë aktive në shkrimin dhe botimin e temave për çështje gjeografike. Na la kur ende ishte i nevojshëm për shoqërinë e studentët e mbi të gjitha për më të dashurit e tyre”, tha ai, raporton EO.
Nga familja e profesorit të ndjerë, foli Vjollca.
Ajo tha se profesor Çavolli ua trashëgoi modestinë fëmijëve të tij.
“ Kënaqësi dhe nder e privilegj të jem në mesin tuaj, faleminderit UP -së për këtë organizim e që e kishte shtëpi të dytë ku ai e ndinte vetën më së miri . Tërë jetën ia kushtoj UP-së, familja ishte mbështetja e tij. Bisedonte me të gjithë pavarësisht moshës e statusit social për të ishte e rëndësishme njerëzimi. Unë si nusja e familjes u detyrova me tregu disa çaste të mira, ka qenë frymëzim i yni, ishte i adhurueshëm. Synim kishte që studentet të marrin njohuri”, tregoi ajo, duke shtuar se do ta kujtojnë gjithmonë me një dashuri të përjetshme.