Qeveria e Kosovës ka marr vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që duhet ta deklarojnë pasurinë.
Ky vendim ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, raporton Ekonomia Online.
“Ky projektligj parasheh disa risi që vijnë nga nevoja për t’i trajtuar deklarimet dhe te ardhurat e zyrtarëve publik”.
“Është bërë një kategorizim që do të deklarojnë pasuritë e tyre, ku përfshinë gjyqtarët, mjekët që ushtrojnë detyrën e tyre dhe profesorët në universitetet publike”.