Profesori i Universitetit Baltimore, Eric Easton, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër të “Javës Globale të Edukimit mbi Medien dhe Informacionin”.
Profesori Easton, para dhjetëra studentëve të Gazetarisë, foli për rëndësinë e rrjeteve sociale, por edhe për dëmin që shkaktojnë lajmet e rreme.
“Falënderoj studentët që kanë qenë shumë të afërt dhe njëkohësisht shumë inteligjent. Meqenëse është java Globale e edukimit mbi Medien dhe Informacionin, ne do të flasim edhe për lajmin e rremë në ditët e sotme dhe për informacionet në internet. Lajmet e rreme kanë efekt shumë të madh por ne duhet të gjejmë burimin e të vërtetës së atij lajmi. Edukimi mbi medien mundëson që mediet ne Amerike në Kosovë dhe gjithë Evropën që të kenë një punë sa më të lehtë. Së fundi Edukimi Mediatik afron njerëzit ndërmjet vete”, tha ai.
Pavarësisht se janë në trend, profesori i Universitetit Baltimore, tërheq vërejtjen se ato mund të keqpërdoren dhe viktima të mundshme mund të jetë secili përdorues.
Ndërsa lajmet e rreme, apo siç njihen në zhargonin gazetaresk “fake news”, tha se mund të jenë të rrezikshme e të cilat mund të ndikojnë edhe në politikbërje.
“Sot në rrjetet sociale mund të publikohen mesazhe edhe në qoftë se nuk i keni thënë ju. Atëherë bëni kujdes Rrjetet sociale sot shumë përdoren, ato janë të mira sa i përket komunikimit, por sa i përket lajmeve nuk mund të ju besohet shumë. Fake news ka ndikuar edhe në Amerikë në zgjedhjet presidenciale. Fake news bëhet edhe për përfitimin e parave ku me një klik fitohet shumë, gjithashtu fake news ka ndikim edhe në politik”, tha ai.
Profesori i Departamentit të Gazetarisë në UP Dren Gërguri shpreson që kjo ligjëratë t’i shërbejë studentëve sa i përket edukimit mediatik.
“Për këtë jave departamenti jonë ka vendosur të organizojë edhe këtë ligjëratë me profesorin amerikan i vili është mysafir i departamentit tonë. Shpresojmë që të kemi një produkt pozitiv për studentët e gazetarisë. Sot tema e edukimit medial është shumë e rëndësishme sepse gjithmonë diskutohet’, tha ai.
Në kuadër të “Javës Globale të Edukimit mbi Medien dhe Informacionin”, në Prishtinë janë mbajtur edhe tryeza dhe diskutime të ndryshme, me qëllimin e vetëm edukimin medial tek të rinjtë.