Profesori nga Universiteti i Harvardit, Hugh O’Doherty, ka thënë se arritjet e Kosovës që nga pavarësia e saj janë mjaft të mëdha, raporton Ekonomia Online.
Ai këto komente i bëri pas Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, si dhe Konferenca për Lidership të organizuar nga UBT-ja.
Sa i përket UBT-së, profesor O’Doherty, ka thënë se UBT-ja ka pasur një arritje të mrekullueshëm gjatë këtyre viteve, duke pasur parasysh që ky universitet është ngritur nga rrënojat.
“Është një arritje e mrekullueshme. Ky universitet është ndërtuar nga rrënojat në një kohë kaq të shkurtër dhe kjo është e mrekullueshme. Arritjet e Kosovës që nga pavarësia e saj janë mjaft të mëdha”, tha ai.